Loading…

Klubi i Vushtrrisë nderon Rashicën, zbulojnë shumën e lartë që e fituan pas transferimit të tij te Werderi

  • 16/06/2019 | 19:09

Klubi i Vushtrrisë nderon Rashicën, zbulojnë shumën e lartë që e fituan pas transferimit të tij te Werderi

Klubi futbollistik “FC Vushtrria” ka ndarë mirënjohje për ish futbollistin e tyre, Milot Rashicën, për kontributin e dhënë ndaj klubit vushtrrias, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, presidenti i klubit të Vushtrrisë, Naser Imeri, ka bërë të ditur se klubi i tij ka përfituar një shumë prej 100 mijë eurove, pas transferimit të Rashicës nga Vitesse te Werder Bremen.

Këto para janë shfrytëzuar për sezonet 2017 dhe 2018, të cilat dolën të jenë ndihmesë e madhe për Vushtrrinë drejt rikthimit në Superligë.

“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës. Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit. Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës. Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën” – ka shkruar Imeri në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë