Loading…

Klubi nga Superliga e Kosovës do të angazhojë një trajner të akademisë së PSG

  • 07/07/2020 | 17:32

Klubi nga Superliga e Kosovës do të angazhojë një trajner të akademisë së PSG

FC Besa nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Superligës së Kosovës dhe që tani kanë filluar të mendojnë për sezonin 2020/21, transmeton Gazeta Metro.


Tetë herë fituesit e titullit pritet të jenë një skuadër serioze për sezonin e ri, ku nuk do mungojnë as përforcimet e mëdha.

‘Korneri’ shkruan se Besës së Pejës do t’i bashkohet trajneri i akademisë së futbollit të PSG, Jerome Klein, i cili do të merr detyrë të merret me grupmosha të reja, por indirekt edhe në skuadrën e parë.

Sipas informacioneve nga ky medium, Klein mund të jetë një këshilltar i trajnerit të ri të Besës, kushdo që do të jetë ai, pasi gjithnjë sipas burimeve tona ai do të jetë shqiptar.

(Jerome Klein / Paris Saint-Germain).

Besa e Pejës vazhdon të jetë një nga skuadrat më të mëdha në Kosovë. Përveç titujve, pejanët kanë fituar edhe tre herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë