Një tjetër lajm tragjik vjen nga Turqia. Portieri Ahmet Eyup Turkaslan është gjendur i vdekur nën rrënojat e tërmetit që goditi shtetin turk një ditë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit turk, Yeni Malatyaspor.
“Na vjen keq për humbjen tuaj! Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, humbi jetën pasi ishte nën shembjen e tërmetit. U prefsh ne paqe. Nuk do të të harrojmë, njeri i bukur” – thuhet në njoftimin e fundit të klubit turk.
Turkaslan ishte nën rrënojat e ndërtesës ku edhe jetonte.
Mbi 5 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit.
Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën.
Başımız sağ olsun!
Kalecimiz Ahmet Eyüp Türkaslan, meydana gelen depremde göçük altında kalarak, hayatını kaybetmiştir. Allah rahmet eylesin, mekanı cennet olsun.
Seni unutmayacağız güzel insan.😢 pic.twitter.com/15yjH9Sa1H— Yeni Malatyaspor (@YMSkulubu) February 7, 2023