Loading…

KMDLNj: Të sëmurët të dërgohen në shtëpi, mos të vdesin në burgje!

  • 23/05/2019 | 13:21

KMDLNj: Të sëmurët të dërgohen në shtëpi, mos të vdesin në burgje!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se të dënuarit që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe qe i kanë ditët e numërura, duhet të dërgohen në shtëpi e jo të vdesin në burgje.


Dje  në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë Xh. P i lindur në Gjakovë me 25.05.1965, i dënuar për vrasje të rëndë dhe në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 05.01.2009.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në kuadër të mandatit dhe marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë monitoron Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese në Kosovë si dhe i viziton shtetasit e Kosovës që janë të privuar nga liria në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dënuarin Xh. P, monitorues të KMDLNj-së e kanë vizituar disa herë , qoftë me ftesë të të dënuarit Xh. P ashtu edhe me kërkesë të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor të Burgjeve për faktin se ka pasur një gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore e që ka përfunduar me fatalitet.

KMDLNj përmes një komunikate për media, thotë se kohën më të madhe i dënuari, tash i ndjeri Xh. P e ka kaluar në Njësinë Spitalore (Ambulantore) të Burgut të Dubravës dhe, shumë herë është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut edhe më herët ka kërkuar që të dënuarit që janë me diagnozë të një sëmundjeje të pashëruar e që i kanë ditët apo javët e numëruara duhet të dërgohen në shtëpi e jo të vdesin në burgje”, thekson KMDLNj.

Për rastet e vdekjeve e të privuarve nga liria e që vuajne nga sëmundje të pashërueshme, KMDLNj nuk e bënë përgjegjës Shërbimin Spitalor të Burgjeve e as Shërbimin Korrektues të Kosovës por e adreson përgjegjësinë tek institucionet që kanë mungesë të theksuar të humanizmit duke mos lejuar që të dënuarit me diagnozë terciare të kenë mundësinë të vdesin në shtëpitë e tyre dhe afër familjeve të tyre.

“Për dy vdekjet e fundit të personave të dënuar ( brenda 30 ditësh) të gjithë e kanë ditur se vdekjen e kanë çështje ditësh apo orësh. Pse është dashur të vdesin në burg? Për të bërë pastaj lajm dhe për të akuzuar Shërbimin Shëdetësor të Burgjeve dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës?Në kohën kur përgjegjësia është dikund tjetër”, , thekson KMDLNj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë