Loading…

Koalicioni LDK me VV, orientim i Kosovës nga Lindja apo shpëtimi i shtetit

  • 15/01/2020 | 12:27

Koalicioni LDK me VV, orientim i Kosovës nga Lindja apo shpëtimi i shtetit

Agim Veliu thotë se koalicioni me VV-në nënkupton orientimin e Kosovës nga Lindja, apo Vjosa Osmani e cila thotë se koalicioni me VV-në është shpëtimi i shtetit të Kosovës, kujt me i besu tash, pyet Lulzim Aliu nga PDK e Ferizajt, shkruan Gazeta Metro

Përderisa koalicioni VV dhe LDK sipas deklaratave të vet këtyre dy partive po pëson çdo ditë ndryshime në strukturën për të qeverisur, në anën tjetër ka shumë analiza e vlerësime edhe nga partitë tjera që tani më janë opozitë.

Përmes një statusi në Facebook një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe anëtari nga PDK e Ferizajt Lulzim Aliu njëherit Drejtor i Urbanizmit në komunën e Ferizajt.

Sipas Aliut populli është në hall se a duhet ti besohet deklaratave të Agim Veliut se koalicioni me VV-në e orienton Kosovën nga Lindja, apo duhet besuar në deklaratën e Vjosa Osmanit se koalicioni me VV-në është shpëtim i shtetit të Kosovës

‘Agim Veliu paska thënë se VV-ja ka për qëllim ta shkëpus LDK-në nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike. Kjo nënkupton që ta distancojë atë nga rugovizmi, gjegjësisht nga orientimi perendimor i saj.

Kjo po i bjen se LDK -ja e paska “zbulu” ose e paska vërtetu se Vetëvendosja paska orientim kah Lindja.

Ndoshta edhe janë t’u i besu Fisnik Ismajlit, i cili është betuar në dy djemtë e tij, se Albin Kurti ka thënë se nëse VV-ja fiton zgjedhjet do të fillojë lufta e tretë botërore. Dhe për këtë, amerikanët, ka thënë Kurti, nuk dojnë që me fitu VV-ja.

Në anën tjetër e kanë pa që ka nisë konflikti SHBA-Iran dhe paskan fillu edhe me u frikësu në këtë drejtim.

Ndoshta Albini u bë i sinqertë edhe me ta, sikur me Fisnik Ismajlin e të tjerët e VV-së, dhe u ka thënë se është e vërtetë deklarimi publik i Presidentit të Kosovës se ai, dmth Albin Kurti, është i përkrahur nga Irani.

Ndoshta tash vërtetë po i besojnë më shumë Presidentit i cili poashtu ka deklaru se Turqia e financon VV-në.

Sigurisht u ka dalë përpara edhe skena e sulmit fizik ndaj ambasadores së SHBA-ve.

Apo, ndoshta i kanë ridëgjuar më shpesh deklaratat e Kurtit të viti 2017 kur thotë që Amerika është Imperialiste.

Ka mujt Agim Veliu me e lexu edhe komunikatën e VV-së në vitin 2013,të nënshkruar nga Albin Kurti, me të cilën ata kanë përkrahur Palestinën në raport me Izraelin.

Sigurisht që lobimin e Kurtit për Palestinën në korrik të vitit 2019 e kanë pasur shumë më të freskët por që më herët s’ju ka ba përshtypje.

Deklarata e ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina e përkrah Sërbinë në raport me Kosovën ka mujt me qenë vula përfundimtare e dyshimit të LDK-së për orientimin e VV-së nga Lindja.

Ku me e ditë çka ka ndodh!

Në anën tjetër, Vjosa Osmani ia paska hedh poshtë krejt këto konstatime Agim Veliut. Ajo paska thënë se edhe VV-ja është properendimore sikur edhe LDK-ja sepse që të dyja këto paskan pas votuar kundër anulimit të Gjykatës Speciale dhe kështu i paskan pasë ruajtur raportet me perendimorët.
Vjosa po ka mendim ndryshe edhe nga burri saj, Prindoni, i cili vetëvendsojen e quan parti bolshevike. dmth proruse.
Ky ndoshta ma shumë e ka dëgjuar dhe i ka besuar Dardan Molliqajt.

Jemi në hall.
Kujt me i besu tash?

Agim Veliut i cili thotë se koalicioni me VV-në nënkupton orientimin e Kosovës nga Lindja, apo
Vjosa Osmanit e cila thotë se koalicioni me VV-në është shpëtimi i shtetit të Kosovës.

S’po e di tash, a me u tutë a me u gëzu.
P.s “kush tutët, mos të tutët” thotë një fjalë e urtë shqipe, kështu që, ndoshta, është ma mirë për ne me u tutë pak.” thuhet në postim./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë