‘Martesa e Zorit’ me PDK’në, patjetër duhet të përfundoj. Kështu e cilëson deputeti Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Gjatë ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm zërat për prishjen e koalicionit qeverisës LDK-PDK, ku vetë deputetët janë shprehur hapur se “martesa e zorit” duhet të marrë fund”, ka thënë Quni.
Ai ka shtuar se për këtë çështje fjalën e fundit duhet ta thonë organet e partive, dhe jo individët, duke ju referuar kryesisë së LDK dhe Kryetarit të saj Isa Mustafa, që është edhe Kryeministër i vendit.
Anton Quni ishte një nga komandantët e Luftës Çlirimtare, dhe një nga nga deputetët më të votuar të LDK’së, në zgjedhjet e fundit. Ai njihet si një nga ata anëtarë të LDK’së që gjithmonë preferon që partia e tij të mos jetë në koalicion me PDK. Kjo eshe është arsyeja që Quni nuk është emëruar në ndonjë pozitë ministrore deri më tash./gazetametro.net