Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës para gjysmë ore u deklaruan se kanë votë për kandidatin për të cilin u pajtuan dje me Vetëvendosjen për pozitën e kryetarit të shtetit, Bekim Sejdiun, megjithatë i këtij mendimi nuk është edhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Hoti nuk u pa të hynte në mbledhjen e Kryesisë së partisë, që u mbajt sot për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit.
Para mbledhjes ai i prerë konfirmoi qëndrimin e djeshëm.
“E kam bërë publik qëndrimin tim”, tha Hoti.
Aludimet fillestare ishin se Hoti e kishte personale me Sejdiun meqë ky i fundit ishte gjyqtar raportues në rastin ku në Gjykatën Kushtetuese u rrëzua me vendim Qeveria Hoti në vitin 2020. Raportime këto të cilat Hoti i hodhi poshtë duke thënë se ky i fundit nuk është kandidat konsensual.
Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla në anën tjetër e quajti ujdinë mes dy partive si “koalicioni struja”.
Ai tha se interesi bartet kah sektori i energjisë.
“Duket se interesi i Abdixhikut me Albin Kurtin êshtê kah sektori energjisë, apo kah “struja” qe për lidhje e kanê Mickovskin ne Shkup qe i lidhë me Vuk Hamovicin dhe Aleksandar Vucicin në Beograd. Ta kqyrim, deri ku po shkon dhe po e hulumtojmë me kujdes këtë punë.”, u shpreh Syla.
Marrëveshja mes dy partive për kandidatin konsensual që çoi vendin në zgjedhje dhe rrjedhimisht në gjithë ngërçin politik u arrit më 31 gusht, pas takimeve të shumta mes dy liderëve partiakë./gazetametro.net