Loading…

Koci i përgjigjet ashpër Buxhovit: UÇK’ja është dashur t’i spastrojë mbeturinat si ti

  • 12/07/2019 | 09:31

Koci i përgjigjet ashpër Buxhovit: UÇK’ja është dashur t’i spastrojë mbeturinat si ti

Zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci i ka reaguar ashpër shkrimtarit Jusuf Buxhovi, i cili tha se Kosova nuk ka bërë luftë pastër. Koci i është kundërpërgjigjur këtij duke i thënë se UÇK-ja është dashur t’i spastrojë mbeturinat si ti, trasnmeton Gazeta Metro.


Koci ka shkruar se para se të gjykohet pastëria e luftës së UÇK-së nga Buxhovi, duhet të përgjigjet për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e për arrestimin e grupit të  Hysen Gegës.

“Para së të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!”, ka shkruar Koci.

Kujtojmë që Buxhovi tha se UÇK’ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së

“UÇK’ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së”, ka thënë Buxhovi në Rubikon./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë