Loading…

Kocijancic kërkon sqarime të menjëhershme nga Kosova për taksën e re të importit ndaj Serbisë

  • 06/11/2018 | 19:02

Kocijancic kërkon sqarime të menjëhershme nga Kosova për taksën e re të importit ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që me urgjencë të sqarojë vendimin për rritjen e taksës prej 10 për qind për import të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe pret që Prishtina t’i heq këto masa.


“Një vendim i tillë minon bashkëpunimin dhe nuk është në pajtim me parimet e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim midis BE-së dhe Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Ajo, në njoftimin që e citon “Tanjugu”, ka thënë se BE-ja kërkon “sqarim urgjent” për “vendimin e sotëm të papritur të qeverisë së Kosovës” në lidhje me ngritjen prej 10 për qind të taksës për mallra që në Kosovë hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Këto vendime janë shkelje të qarta të obligimeve të Kosovës ndaj CEFTA-s. BE-ja pret nga Kosova, e cila aktualisht kryeson me CEFTA-n, që në plotëni të zbatojë të gjitha obligimet dhe nënshkrimet të në pajtim të plotë me obligimet e veta dhe t’i anulojë këto masa”, ka porositur Kocijançiç.

Ajo shtoi se një vendim i tillë nga autoritetet e Kosovës minon bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Zonën Ekonomike Rajonale dhe se ato nuk janë në përputhje me parimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur sot në mbledhje të ekzekutivit atë që e ka cilësuar si masë mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë