Loading…

Kodi i Thaçit për dekriminalizimin e politikës

  • 19/11/2016 | 08:31

Kodi i Thaçit për dekriminalizimin e politikës

Presidenti, Hashim Thaçi, ka propozuar formimin e një kodi për dekriminalizimin e politikës kosovare. Kjo ide nga ish-partia e tij (PDK) shihet si e qëlluar, ndërsa LDK-ja e konsideron si gjysmake.

Derisa analistët dhe njohësit e drejtësisë kërkojnë specifikim të dekriminalizimit, opozita thotë se i pari që duhet të hyjë në “detektorin” e dekriminalizimit është Thaçi dhe partia e tij

Ideja e presidentit, Hashim Thaçi, për ta formuar një kod për dekriminalizimin e politikës në Kosovë shihet si e pamundur për t’u realizuar, sado që cilësohet si pozitive. Derisa deputetë nga PDK-ja vlerësojnë se një hap i tillë është i qëlluar, ata të LDK-së konsiderojnë se kjo iniciativë nuk paraqet zgjidhjen e plotë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se presidenti Thaçi fillimisht duhet ta dekriminalizojë veten dhe ish-partinë e tij e më pas skenën tjetër politike. Sipas tyre, dekriminalizimi duhet të ndodhë pas zgjedhjeve të reja dhe vetëm pasi në Kosovës të formohet një qeverisje e re.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i të parit të shtetit nuk është i konkretizuar. Kjo pasi, sipas tyre, krimet e rënda nuk mund të barazohen me ato më të lehta. E sipas analistëve politikë, propozimi në fjalë është ideal po që se mund të realizohet.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë