Loading…

Kodi Penal gjerman për fyerjen dhe shpifjen që Kosova mori model (Dokument)

  • 26/04/2017 | 18:59

Kodi Penal gjerman për fyerjen dhe shpifjen që Kosova mori model (Dokument)

Në media dhe më pas edhe në opinionit publik, pas publikimit të draft propozimit për ndryshimin e Kodit Penal për shpifjen dhe fyerjen ndaj istitucioneve shtetërore, u hap debat ku pati shumë kundërshtime sa i përket kësaj nisme.


Ministria e Drejtësisë reagoi duke thënë se ky version nuk është përfundimtar, edhe pse është marr si model nga Gjermani.

Gazeta Metro ka publikuar draftin e plotë, por edhe ka gjetur modelin gjerman të Kodit Penal gjerman për shpifjen dhe fyerjen ndaj institucioneve shtetrore.

Aty shihet se draft propozimi i Kodit Penal të Kosovës, për këtë pjesë është i kopjuar nga ai gjerman në tërsi.

Më poshtë Kodi Penal gjerman i plotë për shpifjen dhe fyerjen ndaj institucioneve shtetrore:  

“Shpifja ndaj Presidentit të Federatës”

 “Kushdo që publikisht shpif për Presidentin e vendit, në takim, apo përmes propagandës së shkruar (seksioni 11(3)) rrezikohet nga burgimi prej 3 muaj deri në 5 vite”.

Nraste më të lehta gjykata mund të zbut dënimin, përveç nëse kritere të caktuara përmbushen.

Për rastet kur vepra kryhet me paramendim apo qëllimisht dënimi mund të jetë burg prej 6 muaj deri në 5 vite. Përveç kur vepra kryhet me paramendim, një dënim i tillë vlen edhe rastet kur ofenduesi merr pjesë në përpjekjet që bëhen kundër ekzistencës së vazhdueshme të Republikës së Gjermanisë apo kundër vlerave dhe principeve kushtetuese të saj.

Vepra penale mund të ndjeket vetëm me autorizimin e Presidentit të Federatës.

Seksioni 90b “Shpifjeve kundër kushtetuese dhe kundër organeve kushtetuese”

Kushdo që publikisht, në një takim apo përmes shpërndarjes propagandistike të shkruar shpif ndaj një organi kushtetues, qeverisë apo gjykatës kushtetuese të Federatës, apo njërin nga anëtarët e saj, dhe që qëllimisht apo me paramendim mbështetet përpjekjet kundër ekzistencës së vazhdueshme të Federatës së Gjermanisë, rrezikon të burgoset nga 3 muaj deri në 5 vite.

Vepra penale mund të ndjeket vetëm me autorizimin e organit apo anëtarit kushtetues i cili është prekur nga kjo vepër.

Seksioni  90a flet “Shpifjet ndaj shtetit dhe simboleve të ti”.

Kushdo që publikisht, në një takim apo përmes shpërndarjes së materialit të shkruar:

1. Fyen apo me qëllim të keq shpreh përbuzje ndaj  Republikës së Gjermanisë apo rendit kushtetues të saj, apo;

2.Fyen ngjyrat e flamurit, stemës apo himnit të Gjermanisë apo rendit kushtetues të saj mund të dënohet jo më shumë se 3 vite burgim, apo me gjobë.

Kushdo që heq, dëmton, shkatërron apo e bën të papërdorshëm flamurin e Gjermanisë apo stemën nacionale të vendosur publikisht nga njëri prej organeve të saj kushtetuese do të marrë dënimin e njëjtë. Përpjekja për një gjë të tillë poashtu është e dënueshme.

Kjo vepër dënohet më jo më shumë se 5 vite burg apo me gjobë nëse ofenduesi qëllimisht dhe me paramendim mbështet përpjekjet kundër ekzistencës së vazhdueshme të Federatës gjermane, apo të vlerave të saj kushtetuese. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë