Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujeve në ora 13:00 do të luhet ndeshja e mbetur e javës së 12’të në Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Dukagjini. Për këtë takim janë vendosur koeficient mjaftë interesant se cila skuadër është favorite, transmeton Gazeta Metro.
Sipas kompanisë së basteve ‘1XBET’ fitorja e llapjanëve kuotohet me 2.09, barazimi vlerësohet me kuotën 3.22, ndërsa triumfi i Dukagjinit ka kuotën 3.30.
Ky ballafaqim ishte paraparë të zhvillohej më 17 tetor, mirëpo për shkak se Llapi do të luante më 18 tetor ndeshjen për Superkupën Kosovë-Diasporë ndaj Kosova Zurich, Komisioni i Garave të FFK’së kishte vendosur ta shty për këtë datë.
Pas 11 ndeshjeve të para Llapi është në pozitën e gjashtë në tabelë me 13 pikë, kurse Dukagjini në vendin e nëntë me po aq pikë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. /gazetametro.net