Loading…

Koeman flet për Lenglet: Tregon gjendjen e mjerueshme që po e kalon ai, pas gabimit ndaj Cadizit

  • 23/02/2021 | 15:57

Koeman flet për Lenglet: Tregon gjendjen e mjerueshme që po e kalon ai, pas gabimit ndaj Cadizit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se Clement Lenglet ka marrë përgjegjësinë për gabimin e tij kundër Cadiz, duke bërë të qartë se francezi po përpiqet të korrigjojë.


Penalltia e dhënë nga Lenglet është incidenti i fundit që ai është përfshirë në këtë sezon, me një tjetër të profilit të lartë që vjen në humbjen e El Clasicos ndaj Real Madrid, kur ai tërhoqi prej fanelle Sergio Ramosin brenda zonës.

“Unë fola me të këtë mëngjes. Ai është serioz, një profesionist shumë i mirë, i cili po e merr këtë personalisht,” tha Koeman sot në konferencën për media përpara ndeshjes të së mërkurës në shtëpi me Elchen.

“Është një lojë në të cilën ai mund të bëjë më mirë dhe është e vërtetë që ai ka qenë protagonist në disa momente kur kemi bërë gabime, por gjithashtu kemi bërë gabime në sulm dhe me lojtarë të tjerë” – theksoi Koeman.

Barcelona lëshoi nga duart një mundësi të artë për t’iu afruar me pikë Atletico Madridit, i cili kishte humbur 2:0 nga Levante të premten.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë