Gazeta gjigante ‘New York Herald Tribune’ kishte botuar, të shtunën e 5 marsit 1955, një shkrim në lidhje me propozimin e ndihmës ushqimore të presidentit të SHBA’së për Shqipërinë, në një kohë krize për këtë të fundit, transmeton Gazeta Metro.
Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut ‘Dars (Klos), Mat – Albania’, e ka sjellë për publikun shqiptar këtë shkrim mjaft interesant.
“Washington, 4 mars (A.P.). — Presidenti Eisenhower i ofroi sot Shqipërisë komuniste furnizime ushqimore amerikane për të ndihmuar në zbutjen e asaj që ai e quajti “mungesën aktuale të ushqimit” në atë vend”, shkruante NY Herald Tribune.
“Presidenti e bëri ofertën përmes Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq. Shtëpia e Bardhë tha se ndihma e parashikuar do të kushtonte rreth 850,000 dollarë, me një shpenzim shtesë prej rreth 125,000 dollarë për transportin e mallrave nëpërmjet oqeanit”, përfundon shkrimi./gazetametro.net