Loading…

Koha për turshi: Recetë e shpejtë për pingjur

  • 30/09/2021 | 14:28

Koha për turshi: Recetë e shpejtë për pingjur

Të gjithë hezitojmë ta bëjmë ketë specialitet për shkak të kohës së gjatë të zierjes, kostos dhe shumë gjërave të tjera.


Me këtë recete nuk do të hezitoni sepse do të mbushni disa kavanoza me pingjurë për aq kohë sa do të zienit një gjellë të lehtë.

Përbërësit:

10 kg domate të kuqe

300 ml vaj

3 lugë krip

3 lugë sheqer

2 patologjinë të zi

Udhëzimet:

Domatet se pari i pastrojmë, largojmë pjesën  nga bishti dhe vëmë në ngrirje(kjo është metoda me e mirë sidomos për ata që kanë domate nga kopshti të cilat secilën sasi që tepron nga konsumi i përditshëm mund të vihet në ngrirje.

Pastaj kur vendosim të bëjmë pingjurin, domatet  i nxjerrim nga ngrirja, vetëm kalojmë nëpër uji të nxehtë dhe lëvorja e tyre do të largohet lehtë.

Të gjitha domatet i vëmë në një enë të thellë rrjetë dhe lëmë të kullohen për disa ore.

Pastaj domatet e kulluara (nga sasia e fillimit do të habiteni sa pak do te mbesin, por kjo është qenësorja), domatet i bluajmë në makinën për bluarjen e mishit, në blender apo nëse nuk e keni asnjërën mundet të grihen me thikë shija do te jete njësoje.

Në një enë të thellë qesim vajin, patëllegjanet e qëruar dhe të bluar, fërgojmë për disa minuta.

Me pas në këtë enë shtojmë salcën e fituar te domateve e cila do të këtë shumë pak lëng, dhe fillojmë zierjen.

Nga momenti i vlimit, për 20-30 minuta pingjuri do të jeteë gati, shtojmë kripën, sheqerin, kurse mund të shtohet dhe spec djegës me fara dhe përziejmë edhe për 10 minuta.

Me pas qesim masën nëpër kavanozat e sterilizuar më pare, ose vetëm të pastëra dhe të nxehte, mbushim kavanozët dhe u mbyllim kapakun.

Kavanozat i vendosim në një enë me ujë deri në gjysmë të kavanozave dhe vlojmë ujin për 5 minuta nga momenti i vlimit.

E lëmi  të ftohen dhe vendosim në cilindo vend të kemi të përshtatshme. Kur largojmë nga uji kontrollojmë edhe një herë kapakët mos janë liruar nga nxehtësia, shtrëngojmë mirë dhe pingjurin do ta kemi të sigurt për një kohë të gjatë deri në një vit ose më shumë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë