Loading…

Kohë fushate: Ministri i shëndetësisë jep dorëheqje, vendi regjistron shifra rekord të koronavirusit

  • 21/01/2021 | 22:59

Kohë fushate: Ministri i shëndetësisë jep dorëheqje, vendi regjistron shifra rekord të koronavirusit

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa do të japë dorëheqjen javën e ardhshme për të bërë fushatë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë.


Autoritetet kombëtare ditët e fundit ndërkohë kanë raportuar një rekord prej 44.357 raste të reja me Covid-19.

Illa kishte njoftuar edhe më parë dorëheqjen e tij në momentin që do të niste fushata për zgjedhjet, që do të mbahen më 14 shkurt, por ky vendim merret në një moment që vendi është në gjendje kritike për shkak të pandemisë, raporton ATSh.

Pavarësisht shifrave shumë të larta, autoritetet janë shprehur optimistë se situata ka nisur të stabilizohet. Ata thanë se presioni për spitalet do të vijojë të jetë prezent.

Shifrat e ditëve të fundit, e kanë çuar numrin e të infektuarve në Spanjë në 2,456,675 persona, ndërkohë që 55.041 të infektuar kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë