Loading…

KOK: Falë çlirimtarëve tanë, sportistët po e lartësojnë flamurin e Kosovës edhe në vendet që nuk na njohin pavarësinë

  • 29/06/2020 | 22:30

KOK: Falë çlirimtarëve tanë, sportistët po e lartësojnë flamurin e Kosovës edhe në vendet që nuk na njohin pavarësinë

Pas video-konferencës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili u deklarua rreth publikimit të aktakuzës nga Gjykata special në Hagë, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim të gjatë të publikuar nga ky komitet në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, thuhet se po të mos ishte sakrifica dhe lufta e pastër e çlirimtarëve tanë gjatë luftës së fundit në Kosovë, sportistët tani nuk do ta lartësonin sot flamurin e Kosovës edhe në vendet të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj.

Andaj, në këtë shkrim tutje thuhet se çlirimtarëve tanë dhe heronjve e dëshmorëve, duhet t’i jemi gjithmonë mirënjohës, ku në nderim të tyre sot emërtohen shumë rrugë, sheshe e objekte sportive.

“Sakrificat e mëdha dhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e solli lirinë. Çlirimtarëve tanë, heronjve dhe dëshmorëve, do t’u jemi mirënjohës tërë jetën, ashtu siç nuk do ta harrojmë kurrë edhe ndihmën e aleatëve tanë, NATO-s, në krye me SHBA-të.

Shumë sportistë ju bashkuan radhëve të UÇK-së. Në nderim të tyre, sot emërtohen shumë rrugë, sheshe e objekte sportive.

Në dy dekada liri, shteti ynë përjetoi sfida të ndryshme drejt shtetndërtimit, ndërsa sportistët luajtën një rol kyç dhe jo rastësisht sportistët u quajtën ambasadorët më të mirë të shtetit tone”, thuhet tutje në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 24/09/2020 | 15:01
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë