Loading…
Kollçaku e VV’së vazhdon me propozime: Të fillojë edukata seksuale në shkolla
  • 11/02/2019 | 22:50

Kollçaku e VV’së vazhdon me propozime: Të fillojë edukata seksuale në shkolla

Rasti i Drenasit ku një profesor dhe një polic po dyshohet se dhunuan seksualisht me një vajzë të moshës së mitur ka shkaktuar debate të shumta në Kosovë, e që të ndalen dukur të tilla deputetja nga radhët e VV’së, Fatmire Kollçaku ka thënë se në shkolla duhet të futet lënda e edukimit seksual, transmeton Gazeta Metro.


Kollçaku duket se ka harruar edukata seksuale dhe dhunimi janë dy gjëra jo edhe të njëjta, pasi dhunimi nuk mund të ndalet në këto forma.

Ajo ka kërkuar që fëmijët të mësojnë për edukatë seksuale në shkolla.

“Ta zbatojmë legjislacionin aktual, por edhe të plotësojmë legjislacionin duke filluar nga shkolla, ku fatkeqësisht filloi abuzimi i së miturës. Të fillojmë me edukatë seksuale dhe edukatë ligjore në shkolla, që fëmijët të mësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre… Të mos ketë më tabu-tema”, tha në RTV Dukagjini.

Kollçaku ka thënë se qendrat sociale që merren me problemet e ndjeshme nuk përkrahen nga institucionet shtetërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë