Loading…

Kolmanskop, qyteti i fantazmave në Namibi (FOTO)

  • 18/11/2016 | 23:11

Kolmanskop, qyteti i fantazmave në Namibi (FOTO)

Kur ishte zbuluar se kjo zonë e Namibisë është e pasur me diamante, shumë njerëz ishin vërsulur drejt këtij vendi për t’u pasuruar me shpejtësi – dhe kështu kishte lindur qyteti që sot njihet me emrin Kolmanskop (Kolmanskuppe).

Në qytetin e ri, që ishte nën ndikimin gjerman, u ndërtuan sallat koncertale, teatrot, spitalet…, qendra e parë e rentgenit në hemisferën jugore, si dhe treni i parë në Afrikë.

Pas Luftës I Botërore, në rërën e shkretëtirës Namib, u zbuluan mbi 1,000 kg diamante, mirëpo pas përfundimit të luftës – diamantet u bënë gjithnjë e më të rrallë, ndërsa çmimi i tyre ra dukshëm.

Në kohën kur diamantet në rrethinën e Kolmanskopit gati u zhdukën, u gjetën disa zona tjera të pasura, dhe kështu, njerëzit filluan të largoheshin nga ky qytet në kërkim të tyre.

Deri në vitin 1956, ky qytet u braktis në tërësi.

Sot ndërkaq, ky qytet njihet si qyteti rrëqethës i fantazmave, por dhe si atraksion turistik në Namibi. Pasi ndodhet në zonën e mbrojtur, turistët duhet të kenë leje të veçantë për ta vizituar.

Kolmanskop-fantazma 00001Kolmanskop-fantazma 00002Kolmanskop-fantazma 00004Kolmanskop-fantazma 00005Kolmanskop-fantazma 00006Kolmanskop-fantazma 00007Kolmanskop-fantazma 00008Kolmanskop-fantazma 00009Kolmanskop-fantazma 00010Kolmanskop-fantazma 00011Kolmanskop-fantazma 00012Kolmanskop-fantazma 00013Kolmanskop-fantazma 00014Kolmanskop-fantazma 00015

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë