Deri në 8 orë po u duhet mërgimtarëve të presin për të dal nga Kosova, përmes Merdarës, shkruan Gazeta Metro.
Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 1 mijë e 600 metra.
Kolona janë krijuar po ashtu edhe në pikat tjera kufitare që bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe tek Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 16:08, kolona ka edhe në vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në kufi janë të kalueshme./gazetametro.net
https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1282156781948764/?type=3&theater