Loading…

Kolona deri në 400 metra e pritje me orë të tëra – dyndje në pikat kufitare të Kosovës

  • 31/07/2021 | 23:13

Kolona deri në 400 metra e pritje me orë të tëra – dyndje në pikat kufitare të Kosovës

Lëvizja e mërgimtarëve nga vendet e jashtme në Kosovë dhe anasjelltas ka bërë që të ketë pritje dhe kolona nëpër pikat kufitare, shkruan Gazeta Metro.


Sipas ‘Menaxhimit Kombëtar të Kufijve’, në disa nga pikat kufitare të Kosovës me vendet fqinjë ka pritje dhe kolona të gjata.

Në pikën kufitare në Vërmicë, situata është goxha e relaksuar. Pritjet në hyrje zgjasin deri në 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 10 minuta.

‘Hani i Elezit’ ka më shumë pritje në dalje sesa në hyrje. Në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa kolonat deri në 120 metra. Në hyrje situata qëndron më e lehtë pasi pritjet zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa kolonat janë të gjata deri në 80 metra.

Në anën tjetër, në hyrje të Kosovës në pikën kufitare në Jarinje pritjet zgjasin deri në 40 minuta, e kolonat janë të gjata deri në 150 metra.

Në Muçibabë, pritjet më të gjata janë në dalje. Qytetarët presin deri në 45 minuta për të dalë nga Kosova derisa kolonat arrijnë deri në 250 metra.

Ndërkohë, dy pikat kufitare më të ngarkuara janë ajo te ‘Dheu i Bardhë’ dhe në ‘Merdarë’.

Sipas ‘Menaxhimit Kombëtar të Kufijve, në hyrje të Kosovës te Dheu i Bardhë, kolonat janë të gjata deri në 400 metra, e pritjet shkojnë deri në 70 minuta, ndërsa në dalje të Kosovës kolonat shkojnë deri në 200 metra dhe pritjet deri në 40 minuta.

Kolona të gjata në dalje të Kosovës ka edhe në Merdarë. Deri në 1 orë po presin qytetarët, ku kolonat kanë shkuar deri në 150 metra.

Ndërkohe, në hyrje situata është pak më e mirë pasi pritjet zgjasin deri në 30 minuta e kolonat janë të gjata deri në 100 metra.

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët t’i shmangin këto dy pika kufitare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë