Pritjet për hyrje-dalje nga Kosova vazhdojnë të mbeten të gjata, shkruan Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të fundit për gjendjen në kufi, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Jarinjë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 120 minuta.
Kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdarë automjetet po përballen me pritje nga 20 deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare situata vazhdon të mbetet më e qetë./gazetametro.net