Loading…

Kolona të gjata edhe sot në kufi, në Merdare tri orë pritje për të dalë nga Kosova

  • 06/08/2022 | 14:02

Kolona të gjata edhe sot në kufi, në Merdare tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Edhe sot vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova në pikë kalimin kufitar në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.


Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kufirin e Merdares kolona e gjatë në dalje shkon deri në 2 km (2000 metra) dhe në hyrje 120 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë nga kufiri i Merdares qytetarët janë duke pritur deri në dy orë dhe për të dalë janë duke pritur mbi tri orë.

Tutje bëhet e ditur se në kufirin te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje dhe dalje janë mbi një orë, ndërkaq kolona e veturave në dalje është 800 metra kurse në hyrje është 80 metra.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Mutivodë mbi një orë, ndërsa kolona e veturave për të dalë është 800 metra ndërsa për të hyrë është 80 metra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë