Loading…
Komandant Remi: Gjykata Speciale mu duk profesionale, i ka filtruar dëshimtarët të rrejshëm
  • 21/01/2019 | 21:38

Komandant Remi: Gjykata Speciale mu duk profesionale, i ka filtruar dëshimtarët të rrejshëm

Gjykata Speciale është shumë më profesionale se sa ajo e Kombeve të Bashkauara, ka thënë ish Komandanti i UÇK’së Remzi Mustafa – Remi, trasnmeton Gazeta Metro.


Në bazë të përvojës së tij personale, ish Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare (UÇK), Remzi Mustafa është ndier i befasuar me trajtimin profesional dhe korrekt që Gjkykata Speciale ka treguar, e që ai e kishte provuar para tre ditësh kur ishte intervistuar nga prokurorët special të këtij tribunali që është vendosur në Hagë.

“Jam befasuar për të mirë me profesionalizimin dhe formën se si e zhvillonin hetimin. Shumë më mirë se ata të UNMIK’ut”, ka thënë Mustafa, në emisionin Pressing në T7.

Ndryshe, ai ka shtuar se askush s’ka çka frikësohet nga kjo gjykatë nga e cila beson sidomos në përzgjedhjen e dëshmitarëve e cila sipas Mustafës ka eliminuar dëshimtë e rrejshme, e sidomos atyre dëshmitarëve që kanë qenë në gjendje për një azil jashtë vendit të shpifin lidhur me krimet e luftës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë