Loading…

Komandanti i KFOR’it: Nëse FSK bëhet ushtri, NATO ta rishikojë angazhimin e saj

  • 20/03/2017 | 20:55

Komandanti i KFOR’it: Nëse FSK bëhet ushtri, NATO ta rishikojë angazhimin e saj

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo ka thënë për mediat serbe, se në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, mes Prishtinës dhe Beogradit, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruar të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës.


Fungo në një intervistë për gazetën serbe “politika”, ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, e cila siç ka thënë është shumë profesionale, gëzon besimin e popullsisë dhe është në gjendje të kryejë detyrat e saj.

Gjenerali italian ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ku ka theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar se mandati i FSK-së është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë, siç është propozuar, NATO do të duhet ta rishikojë nivelin e angazhimin e saj, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve”, thotë gjenerali Fungo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë