Komandanti i Forcave të Sistemeve pa Pilot të Ukrainës, Robert “Madyar” Brovdi, ka deklaruar se forcat ukrainase po shkaktojnë humbje të mëdha në radhët e trupave ruse, duke pretenduar se çdo ditë eliminohet ekuivalenti i një batalioni rus, transmeton Gazeta Metro
Në një intervistë për The Telegraph, Brovdi ka treguar një numërues digjital që, sipas tij, pasqyron humbjet ruse të shkaktuara nga njësitë ukrainase. Ai tha se në fillim të intervistës numri ishte 167.
“Kur filloi intervista, numri ishte 167. Derisa shkëmbyem fjalitë e para, edhe 18 rusë të tjerë e përfunduan historinë e tyre në ‘SMO’”, tha Brovdi, duke iu referuar me këtë shkurtesë luftës në Ukrainë.
Komandanti ukrainas shtoi se numri pritet të vazhdojë të rritet edhe më shpejt. Pretendimet për humbjet ruse të paraqitura nga pala ukrainase nuk janë të pavarura dhe nuk mund të verifikohen menjëherë nga burime të tjera./gazetametro.net
Ukraine’s Unmanned Systems Forces eliminate a battalion of Russian troops every day – USF Commander Robert “Madyar” Brovdi
In an interview with The Telegraph, Madyar showed a digital counter of Russian losses:
“When the interview started, the number was 167. By the time we… pic.twitter.com/6RMcSPm3pZ
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 29, 2026