Sot në Serbi, në kazermën “Topçider” në Beograd, Komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilovic.
Kështu të paktën po njofton mediumi serb “Telegraf.rs”, në këtë takim thuhet se është diskutuar rreth gjendjes aktuale të sigurisë në Kosovë si dhe realizimin e dsia projekteve dhe aktiviteteve mes ushtrisë serbe dhe KFOR’it, njofton gazetametro.net.
Mojsilovic ju është ankuar dhe ka shprehur shqetësimin e tij rreth situatës aktuale në Kosovë, me theks të veçantë për sigurinë e serbëve në Kosovë.
Ai i ka kërkuar komandantit të KFOR’it Couci, që të ruajë sigurinë në zonat e pakicave serbe pasi KFOR’i është një akter ndërkombëtar dhe përgjegjës për sigurinë.
Ndryshe, nuk raportohet se në këtë takim është biseduar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, duke kujtuar se reagime të mëdha ka pasur nga Serbia në lidhje me këtë çështje./gazetametro.net