Në kuadër të kualifikimeve për Europianin e 21-vjeçarëve Kombëtarja e Anglisë do të luaj katër ndeshje në muajin qershor, ku mes tyre më 10 qershor do të takohet edhe me Kombëtaren e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Para pak çastesh në faqen zyrtare të Kombëtares është bërë e ditur edhe lista e 24 lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i ‘Tre Luanëve’, Lee Carsley.
Pritet të jetë një ndeshje mjaft e vështirë për ‘Dardanët’ pasi që në listë bëjnë pjesë edhe futbollistë të cilët me klubet e tyre luajnë edhe në Premier League.
Lee Carsley has named a 24-man squad for our #YoungLions‘ four upcoming #U21EURO qualifiers 📋
— England (@England) May 25, 2022
Ndërsa edhe më e vështirë bëhet për faktin se në Kombëtare janë rikthyer edhe mesfushori i Tottenham Hotspur, Ryan Sessegnon dhe sulmuesi i Arsenal, Emile Smith Rowe.
Anglia do të zhvilloj katër takime, ku do të takohet fillimisht ndaj Çekisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Slovenisë. /gazetametro.net