Loading…

Kombëtarja e Shqipërisë pëson humbje nga Franca në ‘Air Albania Stadium’

  • 17/11/2019 | 22:44

Kombëtarja e Shqipërisë pëson humbje nga Franca në ‘Air Albania Stadium’

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje në shtëpinë e tyre të re, në stadiumin e ri ‘Air Albania Stadium’, transmeton Gazeta Metro.


Pak para së nisë ndeshja Shqipëri – Francë, në Tiranë u inagurua stadiumi i ri i ‘kuqezinjëve’ i cili mbanë emrin ‘Air Albania Stadium’. Ceremonia inaguruese dhuroi spektakël, teksa përformuan artistët si Era Istrefi, Flori Mumajesi e Aurela Gaçe, të cilët elektrizuan atmosferën.

Por, futbollistët shqiptarë nuk patën forcë ndaj kampionit në fuqi të botës dhe në fund pësuan humbje me rezultatin 0-2.

Corentin Tolisso dhe Antoine Griezmann shënuan golat e fitores në minutat 9 dhe 30. Kështu, Franca si lider i Grupit H do marrë pjesë në Kampionatin Europian vitin tjetër.

Ndërkaq, Shqipëria ciklin kualifikues për ‘Euro 2020’ e përfundon në vendin e katërt me 13 pikë, me bilanc prej 5 humbjeve, 4 fitoreve dhe 1 barazimi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë