Komentatori i njohur anglez i ‘BBC’, Chris Sutton, në parashikimet e tij për ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës ka parashikuar se Serbia do të triumfojë kundër Zvicrës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tij rezultati final i ballafaqimit që do të luhet më 2 dhjetor do të jetë 2:1 për skuadrën e udhëhequr nga trajneri, Dragan Stojkovic.
”Zvicra ishte më e mirë kur këto skuadra u takuan katër vjet më parë në Kupën e Botës në Rusi, por Serbisë i duhet një fitore këtë herë për t’u avancuar dhe unë mendoj se do ta bëjë këtë,” ka shkruar Sutton.
Ish-futbollisti i Celtic, Chelsea e disa skuadrave tjera angleze thotë se marrë parasysh edhe parashikimet e analistit të famshëm të futbollit, Statman Dave, pret që Serbia të shënojë fitore.
”Statman Dave parashikoi se Serbia mund të ishte një surprizë në Katar dhe ai e kupton futbollin. Nuk ka asnjë mundësi që ai ta marrë këtë gabim. Megjithatë, nëse ai e bën këtë, unë do të humbas pak besimin tek ai,” shpjegoi Sutton.
Kujtojmë se ndeshja mes këtyre dy kombëtareve do të jetë vendimtare se cila do të kalojë në fazën eliminuese të Kupës së Botës. Ndërkohë, gjasat për t’i kaluar grupet i ka edhe Kameruni, por kësaj të fundit i duhet një fitore kundër Brazilit. /gazetametro.net