Eurokomisari për Negociata për Zgjerim Johanes Hahn, sot në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë si dhe me Emil Dimitrievin, kryeministrin e vendit.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, konfirmoi se ngjarje kryesore për shkak të së cilës Han vjen në Republikën e Maqedonisë është takimi i ministrave të punëve të jashtme dhe energjetikës/ekonomisë nga gjashtë shtetet ballkanike (Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi).
Zëdhënësja e komisionit, konfirmoi se çka do të bisedohet në takimin ministror, ndërsa ajo është avancimi i tregut për energji elektrike në Ballkan, ndërsa edhe konfirmoi se edhe liderët politike nga Maqedonia do të jenë në agjendën e Hanit, raporton Tetova Sot, transmeton gazetametro.net.
Ndërkaq ardhjen e Han në Shkup njohësit e çështjeve politike e shohin si përsëritje të këshillave evropiane, por megjithatë sipas tyre tani nuk mund të bëhet shumë, tani vetë partitë politike kanë në dorë vendimin se si do të bëhet Qeveria e re.
Eurokomisari Han vjen në Maqedoni gjatë bisedimeve të bllokuara për formim të qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast me vete e sjell idenë e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian për formim të koalicionit të gjërë qeveritar në vend, e cila do të ketë detyrë krahas shumë reformave, ta zgjidhë edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë. /gazetametro.net.