Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka mirëpritur miratimin e Agjendës për Reforma Europiane nga Kuvendi i Kosovës.
Nga 64 deputetët e pranishëm në sallë, 63 kanë votuar pro miratimit të kësaj agjende. Për këtë, Hahn ka shkruar në rrjete sociale se ‘është i inkurajuar nga mbështetja nga të gjitha partitë politike’ për këtë agjendë.
“Reformat do ta bëjnë Kosovën më tërheqëse dhe më kompetitive për investitorët”, ka shkruar komisioneri Johannes Hahn. /gazetametro.net