Loading…

Komisioni ad-hoc shkel afatet ligjore për zgjedhjen e Bordit të RTK’së

  • 29/10/2021 | 13:28

Komisioni ad-hoc shkel afatet ligjore për zgjedhjen e Bordit të RTK’së

RTK sipas të gjitha gjasave do të mbetet pa Bord edhe këtë vit.

Kjo do të ndodh për shkak se deputetët si duket nuk e kanë lexuar ligjin për RTK-në, më konkretisht Nenin 26 pikën 2.3.

Neni 26 pika 2.3. thotë decidivisht: “brenda periudhës kohore prej tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK- së.”

Pra siç shihet neni e precizon sakt kohëzgjatjen e procesit nga komisioni parlamentar për rekomandimin e kandidatëve më të suksesshëm në seancën plenare. Ndërsa, RTK i ka dorëzuar aplikacionet e kandidatëve në javën e dytë të muajit gusht që i bjen rreth 90 ditë më parë. Sipas ligjit, komisioni ad-hoc e ka kaluar për rreth 60 ditë afatin ligjor ku duhej të dërgonte në seancën plenare nga dy emra të kandidatëve për secilën pozitë në Bordin e RTK.

Komisioni ad-hoc është takuar për herë të parë më 27 shtator 2021, ndërsa po hyjmë në muajin nëntor dhe ende nuk ka filluar intervistimi i kandidatëve.

Sipas ligjit afatet kanë kaluar dhe do të duhej që komisioni ad-hoc të kërkonte rishpalljen e konkursit për anëtarë të Bordit në mënyrë që procesi të jetë në përputhje me ligjin e RTK-së.

Nëse komisioni ad-hoc nuk e përfill ligjin e RTK-së në bazë të cilit zhvillohet procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, mund të përballet me vendime gjyqësore të cilat do ta thellojnë edhe më shumë problemin e menaxhimit të RTK-së në mungesë të Bordit.

Nëse RTK do të mbetet pa Bord këtë vit do të rrezikohet funksionimi i tij për shkak se nuk do të mund ta miratojë projeksionin buxhetorë për vitin e ardhshëm. Kjo do të shkaktonte krizë të thellë në RTK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë