Loading…

Komisioni Europian: Gjysma e ‘qeverisë’ së BE’së femra

  • 10/09/2019 | 21:46

Komisioni Europian: Gjysma e ‘qeverisë’ së BE’së femra

Ursula von der Leyen zgjodhi thuajse aq komisionarë të BE’së sa komisionare: 13 femra dhe 14 meshkuj, përfshirë edhe veten. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit’it, një më pak se Komisioni i kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paraqitur përbërjen e planifikuar të ekipit të saj. Von der Leyen planifikon që Komisioni i ardhshëm i BE’së të ketë më shumë femra se kurrë më parë: përveç saj, në të do të përfaqësohen dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj. Objektivin që kishte, që Komisioni Evropian të përbëhet nga 50 përqind femra, ajo nuk e arriti për pak.

Sidoqoftë, Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj. Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri.

Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor ku edhe mund të krahasohet me një qeveri: çdo anëtar është përgjegjës për një dikaster të caktuar. Çdo shteti anëtar të BE zakonisht i jepet një post në Komision. Prandaj, gjermania Ursula von der Leyen, duhej t’i kushtonte vëmendje veç kompetencës profesionale dhe ruajtjes së barazisë gjinore të premtuar, edhe caktimit të një komisionarin për çdo vend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë