Loading…

Komisioni Europian: Nuk ka arsye për të ndaluar dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

  • 10/04/2021 | 08:21

Komisioni Europian: Nuk ka arsye për të ndaluar dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Nuk ka asnjë arsye për të ndaluar dozën e dytë të AstraZeneca, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian.


I pyetur për sigurinë e vaksinës së kompanisë farmaceutike anglo-suedeze, zëdhënësi vuri në dukjes sërish mendimin pozitiv të shprehur nga EMA, sipas të cilit “përfitimet e vaksinimit me AstraZeneca janë më të mëdha se rreziqet”, raporton ATSh.

KE shpreson që shtetet anëtare të mbajnë një qasje të qëndrueshme ndaj vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, duke përsëritur rëndësinë “që njerëzit të kenë besim te vaksinat dhe në proceset që i lejojnë ato të hidhen në treg”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë