Loading…
Komisioni Evropian aprovon ‘ndihmën shtetërore’ në Kroaci
  • 02/08/2019 | 14:42

Komisioni Evropian aprovon ‘ndihmën shtetërore’ në Kroaci

Të mërkurën Komisioni Evropian lejoj ndihmën shtetërore të rradhës, këtë herë në Kroaci, që ka të bëjë me projektin e ndërtimit të terminalit të gasit të lëngshëm natyral në ishullin Krka në detin Adriatik, transmeton Gazeta Metro.


‘Terminali i ri në Kroaci do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe do të fuqizojë konkurrencën në të mirë të qytetarëve në rajon’, tha Komisionerja Evropiane për Konkurrencë, Margrethe Vestager, raportn SeeNeës. Për projektin e terminalit në Kroaci është paraparë edhe taksa e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, e cila garanton mbulimin e shpenzimeve në rast se të ardhurat në terminal nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kostot operative.

‘Si shtesë, Kroacia do të ofrojë kompenzim tarifor të quajtur ‘taksa për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, që financohet nga taksat të mbledhura nga operatorët e sistemit të transmisionit për përdoruesit e gasit bashkë me tarifa të transmisionit të gasit, në rast se të ardhurat në terminal nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kostot operative’, tha Komisioni gjatë vlerësimit.

Një taksë e tillë në Kosovë ishte kundërshtuar nga ambientalistët në kuadër të aktiviteteve në kundërshtim të termocentralit të ri, që pritet të sjellë pavarësi energjetike në Kosovë dhe furnizim të rregullt me rrymë. Në lidhje për projektin e termocentralit të ri, ambientalistët kishin theksuar se projekti përmban elemente të ndihmës shtetërore dhe si i tillë, nuk duhet implementuar.

Por, ndryshe dalin të jenë politikat e Komisionit Evropain në lidhje me këtë cështje, sic shihet ne rastin e Kroacise dhe shume raste te tjera ne Bashkimin Evropian. Ndihma shtetërore (“State aid”) konsiderohet dhe pranohet si një mjet më se i nevojshëm për të siguruar mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Ky mekanizem mbështetet plotesisht në legjislacionin aktual të BE-së në lidhje me ndihmën shtetërore, dhe është një mjet i përdorur nga shtetet evropiane për të realizuar objektiva që konsiderohen jetësore për zhvillimin e vendit, sikurse edhe termocentrali i ri në Kosovë, pa të cilin vendi rrezikon dukshëm furnizimin me rrymë.

Bashkimi Evropian lejon çdo lloj te ndihmës shtetërore i cili konsiderohet në pajtim me këto prioritete zhvillimore. Ashtu sic është vepruar në rastin e terminalit të ri në Kroaci, Komisioni Evropian kishte lejuar ndihmën shtetërore për ndërtimin e centralit nuklear në Britani të Madhe në vitin 2014. Ministri Lluka ka kundërshtuar pohimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Sipas Ministrit Lluka projekti i Kosovës së Re nuk është në kundërshtim me këto rregulla. Madje, sipas tij, Qeveria e Kosovës në vitin 2010 ka marrë aprovimin nga Sekretariati i Traktatit të Energjisë i Komisionit Evropian mbi strukturën e projektit, me theks të kontratës afatgjate për blerje të energjisë.

Lluka kishte informuar se Qeveria e Kosovës i është përgjigjur Sekretariatit të Energjisë në lidhje me ndihmën shtetërore, me c’rast ka ‘sqaruar të gjitha çështjet pa përjashtim’, dhe deri më tani, ende nuk ka pranuar pyetje shtesë ose kërkesë për sqarime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë