Loading…

Komisioni Evropian: Furnizimi me rrymë sfida kryesore, konsumi dhe importi kanë shënuar rritje

  • 31/05/2019 | 10:23

Komisioni Evropian: Furnizimi me rrymë sfida kryesore, konsumi dhe importi kanë shënuar rritje

Vlera të mëdha të importit të energjisë elektrike kanë vazhduar dhe kanë shënur rritje, sipas statistikave të publikuara në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovë. Furnizimi me rrymë, mbetet sfida kryesore e zhvillimit të Kosovës.


Një pjesë e konsiderueshme e raportit të progresit të Komisionit Evropian iu kushtua energjisë elektrike në vend. Rryma e pasigurtë dhe problemet me prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike, janë sfidat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, thuhet në raportin e progresit për Kosovë.

Kosova ka dështuar të zvogëlojë humbjet në rrjetin e energjisë elektrike deri sa kapacitetet aktuale prodhuese të energjisë elektrike, vlerësohen si të pasigurta.

Krahas rritjes së konsumit të energjisë elektrike edhe vlerat e importit të rrymës kanë shënuar rritje gjatë dekadës që po lëmë pas, theksojnë statistika të publikuara nga Komisioni Evropian.

‘Kosovës i duhet të fillojë përgatitjet për dekomisionimin e njësive të Kosovës A, duke përfshirë edhe identifikimin e lokacionit për hudhjen e mbetjeve të rrezikshme të këtij termocentrali, deri sa rekomandohet edhe ndërmarrja urgjente e investimeve në Kosovën B, me qëllim të zvogëlimit të vlerave të ndotjes’, thuhet në pjesë për energji elektrike në raportin e fundit të progresit.

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë varet nga dy termocentrale të vjetra, që njëkohësisht llogariten edhe ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë. Kosova A pritet pritet të punojë deri në ditën kur të lëshohet në prodhim termocentrali i ri.

‘Qeveria ka nënshkruar marrëveshje komerciale me tenderuesin për ndërtimin e Kosovës së Re, termocentralit 500 megavatësh, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2019’, thuhet në raport, në të cilin edhe rekomandohen studime shtesë për projektin.

Të dhëna të publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, theksojnë se vetëm dhjetë vitet e fundit Kosova ka importuar rrymë me vlerë mbi gjysmë miliardi euro, ani pse vendi është i treti në botë për nga rezervat e thëngjillit.

Termocentrali i ri i paralajmëruar i Kosovës, përmes zvogëlimit radikal të ndotjes, do të plotësoj të gjitha standardet e përcaktuara të Komisionit Evropian si dhe do të zvogëloj vlerat e importit deri në maksimum.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë