Loading…
Komisioni Parlamentar nuk arrin të argumentojë nëse Thaçi ka dhënë urdhër për depërtimin e gylenistëve
  • 24/06/2019 | 14:47

Komisioni Parlamentar nuk arrin të argumentojë nëse Thaçi ka dhënë urdhër për depërtimin e gylenistëve

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars, mirëpo ka dështuar të argumentojë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, që ka qenë edhe pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq, tha se raporti që ky komision ka nxjerrë është korrekt, i saktë dhe se përfundimet dhe rekomandimet e nxjerra janë një bazë e fortë për ndryshimet e domosdoshme të kornizës ligjore që e rregullon këtë materie.

Ai tha se komisioni asnjëherë nuk ka arritur të argumentojë se kush ka qenë urdhërdhënësi për deportimin e shtetasve turq.

“Ndoshta është raporti më cilësor që është shkruar ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe si të tillë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa asnjë dyshim do ta votojë. 31 shkeljet që janë evidentuar në raportin që po e trajtojmë sot janë argumentuar në komision një për një dhe unë mendoj që janë tepër të qëndrueshme. Ndërkaq se kush ka qenë i informuar për operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq se kush e ka ditur dhe kush nuk e ka ditur, se kush ka qenë urdhërdhënës, nëse ka qenë urdhërdhënësi ose nëse mbas gjithë kësaj ka qëndruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi unë nuk e di, por në fakt duhet ta pranojmë të gjithë këtu që komisioni hetimor nuk ka arritur ta argumentojë asnjërën prej këtyre pretendimeve. Prandaj, diskutimet që u dëgjuan se kush ka qenë i informuar janë absorbime individuale personale të deputetëve dhe unë vlerësoj që nuk janë pjesë e raportit dhe nuk i ndihmojnë votimit të raportit”, tha Nitaj.

Gjashtë shtetas turq janë ekstraduar në fund të marsit 2018 në Turqi, për shkak të lidhjeve të tyre me shkollat e financuara nga lëvizja Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për një tentim grusht-shteti të dështuar 2016 janë ekstraduar në Turqi, shkruan Gazeta Metro.

Ministria e Brendshme e Kosovës pati deklaruar se lejet e qëndrimit të gjashtë gylenistëve ishin revokuar pas arrestimit të tyre për “arsye sigurie”.

Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina, sipas Ankarasë zyrtare janë “anëtarë të lartë” të rrjetit të Gylenit, shkruan Gazeta Metro.

Ankaraja zyrtare akuzon Gylenin, një klerik mysliman që ndodhet në SHBA, për orkestrimin e përpjekjes së grusht-shtetit të 15 korrikut 2016 dhe e ka shpallur lëvizjen e tij një organizatë terroriste. Ai mohon çdo lidhje me akuzat ndaj tij.

Në kulmin e saj, lëvizja Gulen udhëhoqi shkollat në 160 vende, nga Afganistani në Shtetet e Bashkuara. Që nga përpjekja e grusht-shtetit, Turqia ka ushtruar presion ndaj aleatëve për të mbyllur ndërtesat e drejtuara nga Gyleni.

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq ka intervistuar më shumë se 23 persona./gazetametro.ne

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë