Loading…

Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e 4 milionë eurove për RTK’në

  • 04/03/2026 | 12:13

Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e 4 milionë eurove për RTK’në

Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480 mijë eurove për Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) për periudhën janar–qershor 2026. Komisioni ka udhëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit që të bëjë transferimin e mjeteve në buxhetin e RTK-së.


Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, tha se raporti i vitit të kaluar nuk duhet të hidhet në votim pasi nuk është miratuar nga Bordi i RTK-së. Sipas tij, vendimmarrja për atë raport i takon bordit të ri, ndërsa miratimi i mjeteve për sesionin pranveror është i domosdoshëm që RTK të mos përballet sërish me mungesë buxheti.

Gjatë raportimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, bëri të ditur se institucioni, përveç raportit gjashtëmujor dhe projeksionit buxhetor, ka paraqitur edhe një kërkesë për faljen e kredisë prej 2.5 milionë eurosh, të marrë për tejkalimin e krizës financiare.

Sipas Hundozit, rreziku lidhet me rastin “Milioneri”, pasi ekzekutimi i një urdhri përmbarimor më 20 mars mund ta vështirësojë seriozisht gjendjen financiare të RTK-së. Haliti theksoi se kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni dhe RTK-ja do të njoftohet me kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë