Loading…

Komisioni për ekonomi do të udhëhiqet nga Endrit Shala

  • 20/02/2020 | 12:19

Komisioni për ekonomi do të udhëhiqet nga Endrit Shala

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë Haradinaj, Endrit Shala, do të jetë tani e tutje edhe si shef i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, transmeton Gazeta Metro.

Konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike është bërë sot, ku nënkryetare e parë e Komisionit do të jetë deputetja e LDK’së, Dorentinë Maloku-Kastrati, ndërsa nënkryetari i dytë do të jetë Zoran Mojsilovic nga Grupi parlamentar i Listës Serbe.

Komisioni do të merret me veprimet dhe përgjegjësitë e çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, truizmit, mbrojtës së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomik, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.

Anëtarë të Komisionit do të jenë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 + Adem Hodza.

Kujtojmë se deputeti Endrit Shala u përfshi në skandalin me gjuajtje me armë dhe rrahu një gazetar në ambientin e QKUK’së.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë