Në mungesë të Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale, shumë kompanive po u mbesin licencat pezull.
E kjo situatë, po ndikon së tepërmi në punën e tyre.
“Ka shkelje ligjore në procedurat e licencimit e atje tash është edhe jashtë funskioni edhe bordi pasi që nga dhjetori i vitit të kaluar i ka kaluar mandati i cili vazhdon ta mbajë postin në mënyrë të paligjshme” tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala.
Bizneset presin me vite për një licencë që do të duhej t’u shqyrtohej brenda pesë muajsh që pengon ekonominë kosovare por edhe investimet e huaja vlerësojnë ekonomistët.