Loading…

Komiteti i Etikës dhe UEFA nuk e njohin më Agim Ademin si kryetar të FFK’së

  • 11/08/2020 | 15:26

Komiteti i Etikës dhe UEFA nuk e njohin më Agim Ademin si kryetar të FFK’së

Dënimet e dhëna nga Gjykata për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë alarmuar edhe shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA-n.


Sipas informatave që ka SuperSport, Komiteti i Etikës në UEFA i ka kërkuar zotit Ademi që të dërgojë dëshmi për pafajësinë e tij, diçka që nuk ka arritur të bëjë, duke qenë se procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon me lëndën që aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, përderisa, paraprakisht, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar dënimin e tij me 9 muaj burgim efektiv për kërcënim dhe sulm.

Ademit i është shtyrë vuajtja e dënimit me burg nga Gjykata me arsyetimin e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. Sidoqoftë, UEFA tashmë ka humbur durimin dhe ka disa ditë që Komiteti i Etikës dhe organi më i lartë i futbollit europian Agim Ademin nuk e njeh si kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë