Loading…

Kompania amerikane prodhon mermerin ilir në Kosovë

  • 15/12/2016 | 21:00

Kompania amerikane prodhon mermerin ilir në Kosovë

Kompania amerikane Fox Marble Holdings ka njoftuar se e ka përpunuar bllokun e parë të mermerit të bardh ilir në Kosovë.


Fabrika e re e cila ndodhet në territor të Rahovecit, në një zonë malore në kufi me Malishevën, është e pajisur me makineri italiane dhe do të ketë kapacitet të prodhimit deri në 400.000 metra katrorë në vit të pllakave të prera dhe të lëmuara, raporton gazetametro.net.

1

Kjo fabrikë aktualisht ka dy makina për prerjen dhe shkurtimin e blloqeve të mësha deri në 24 ton (zakonisht masa e tyre është në mes të 12 dhe 20 ton) dhe që prehen më pas në pllaka (zakonisht 2-3 cm trashësi). Këto pllaka pas prerjes munden pastaj edhe të përpunohen, për të prodhuar një produkt përfundimtarë pra, mermer të lëmuar.

1

“Hapja e fabrikës dhe fillimi i përpunimit të mermerit është një arritje e madhe në rrugën Fox Marble” ka thën Gilbert, përfaqësues i kompanisë amerikane.

Hapja e kësaj fabrike është veçanërisht e rëndësishme për tregun e brendshëm të Ballkanit, ku konsumatorët kanë paguar tashmë depozita dhe kanë nënshkruar kontrata për furnizim pasi sezoni i ndërtimit fillon përsëri në vitin 2017. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë