Loading…

Kompania austriake flet për skandalin e pasaportave

  • 30/11/2016 | 08:10

Kompania austriake flet për skandalin e pasaportave

Pas refuzimit të padisë së Gjykatës Themelore të Prishtinës, padi kjo e bërë nga avokatët që përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë austriake OeSD për prodhimin e pasaportave, e që kontestonte juridiksionin e Arbitrazhit, ende nuk dihet se cili do të jetë gjithë epilogu i këtij procesi.

Kompania austriake OeSD për prodhimin e pasaportave e kontaktuar nga Tribuna Channel ka thënë se ky proces është në gjykim dhe nuk lejohet të japin informacione publike në lidhje me rastin

“Është gjykim në proces dhe nuk na lejohet të japim çfarëdo informacioni për publikun”, thuhet në përgjigjen e Kompanisë.

Televizioni ka kërkuar të marrë edhe një përgjigje konkrete nga Ministria e Punëve të Brendshme për të parë se si do të veprohet më tutje por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Ata përmes postës elektronike kanë thënë se për këtë çështje janë deklaruar disa herë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë