Loading…

Kompania e njohur Amerikane BUFF promovon turizmin në Shqipëri (FOTO)

  • 16/11/2016 | 12:27

Kompania e njohur Amerikane BUFF promovon turizmin në Shqipëri (FOTO)

Më shumë se 20 vjet më parë, kompania amerikane BUFF shpiku produktin origjinal të kapelave dhe shalleve multifunksional. Kjo bëri që kompania të njihet botërisht sidomos tek atletët dhe entuziastë në natyrë.

Fotografia e shkrepur në majën e Ujezës në Shqipëri nga Nëntor Oseku nga Gjakova, i pasionuar pas natyrës dhe fotografisë, është shpërndarë nga Kompania BUFF në mediat sociale në Facebook dhe Instagram.

Kompania menjëherë e kontakti Nëntorin duke i kërkuar autorizimin e tij që ta përdorë foton e tij si imazh ne median social Instagram,  për të promovuar turizmin malor në Shqipëri  dhe brendin e saj po ashtu.

Ecja ne Majën e Ujezës ka zgjatur 7 ore duke u nisur nga Kosharja ( Gjakove ) dhe duke kaluar kufirin në këmbë deri në pjesën e Tropojës në majën Ujeza në Shqipëri.

Ekspedita u organizua nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” në Gjakovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë