Loading…

Kompania e njohur amerikane shpreh interesim për investime në Kosovë

  • 10/05/2018 | 14:28

Kompania e njohur amerikane shpreh interesim për investime në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se vendi ynë posedon një gamë të gjerë të resurseve minerare ku mund të orientohen investitorët e jashtëm, duke përmendur zonat me interes të veçantë, të cilat shumë shpejt do të jenë të hapura për investime.


Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të kompanisë Vermeer nga Iowa/SHBA, kryesuar nga Markos Georgantas – menaxher i përgjithshëm, me të cilët diskutoi për kushtet e përgjithshme për investime në Kosovë dhe resurset që ka vendi ynë.

Duke pasur parasysh profilin e veprimtarisë së kësaj kompanie amerikane, ministri Lluka u ndal kryesisht në sektorin minerar dhe atë të riciklimit.

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar kornizën institucionale dhe ligjore në funksion të përmirësimit të klimës për investime, çka është pasqyruar edhe në raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare. Ministri Lluka nënvizoi se edhe sektori i riciklimit dhe përpunimit janë ndër sektorët më potencial për investime të jashtme dhe ftoi kompaninë Vermeer që të investojë në Kosovë.

Kompania Vermeer është lider botëror në prodhimin e pajisjeve të bujqësisë, ndërtimtarisë, nxjerrjen e mineraleve, riciklimit organik dhe përpunimit të mbeturinave të drurit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë