Loading…
Kompania gjermane nuk është në gjendje t’ua paguaj rrogat punëtorëve
  • 31/01/2019 | 18:21

Kompania gjermane nuk është në gjendje t’ua paguaj rrogat punëtorëve

Punëtorët e kompanisë ajrore gjermane ‘Germania’, do të duhet të presin për të marrë rrogën e janarit, transmeton Gazeta Metro.


Drejtuesit e kompanisë kanë njoftuar stafin se për shkak të problemeve financiare, nuk dihet se kur do t’i marrin rrogat.

Karsten Balked dhe Clauspeter Schwarz, u kanë kërkuar falje punëtorëve të tyre, për vonesën e rrogave.

‘Po përpiqemi me të gjitha forcat që të garantojmë kryerjen e pagesës në kontot tuaja’, kanë thënë në një njoftim ata.

Në fillim të këtij viti, kompania ajrore ‘Germania’, përmes një komunikate për media kishte bërë të ditur se po ballafaqohet me probleme financiare, shhkruan Spiegel Online.

Pavarësisht kësaj, kompania kishte njoftuar se nuk ka anulime të fluturimeve dhe se gjithçka po ecte sipas orarit, mirëpo nuk dihet se a do të vazhdojë njëjtë nëse nuk sigurohen rroga për personelin.

Sidoqoftë, në rast se kjo kompani falimenton, mund të ketë pasoja edhe për pasagjerët shqiptarë, që udhëtojnë për në Prishtinë dhe Shkup.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e problemeve brenda kompanisë, mirëpo sipas ‘Spiegel Online’, kjo kompani është në konflikt me djalin e themeluesit të saj, kjo për shkak të një kompensimi prej 40 milionë eurosh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë