Kompania farmaceutike Moderna, e cila është njëra prej kompanive të cilat kanë hedhur të treg vaksinat kundër COVID 19, ka thënë se provat klinike kanë dëshmuar se vaksina e tyre është efikase edhe kundër varianteve të reja të virusit të COVID 19, siq janë, të ashtuquajturit, ‘virusi Britanik’ apo ‘virusi Jug-Afrikan’, transmeton Gazeta Metro.
Sipas krerëve të kompanisë, edhe pse variantet e reja po tregohen më infektive se deri me tani, këto vaksinat thuhet se arrijnë të mbrojnë edhe prej tyre verzioneve. Megjithatë, kompania moderna shtoi se disa prova kanë treguar se reagimi i antitrupave ndaj varianteve të reja mund të jetë më i dobët duke i shtyrë kështu ekspertët në Moderna të fillojnë zhvillimin e një vaksine të re të dizajnuar direkt për ‘virusin Jug-Afrikan’.
Ndërkohë, çdo herë e më shumë vende njoftojnë për fillimin e procesit të vaksinimit, Maroko ëshrtë bërë shteti i parë në Afrikë i cili filloi programin e shumëpritur të vaksinimit përderisa ushtria Ruse ka nisur vaksinimin e njesiteve që janë në Siri.
Edhe vendet e azisë qendrore kanë thënë se janë duke i përfunduar përgatitjet për fillimin e vaksinimit, megjithatë OBSH thotë se procesi është ende tepër i ngadalshëm dhe shton se vendet e varfëra duhet të bëhen prioritet në programin ndërkombëtar të vaksinimit. //gazetametro.net