Kompania ajrore sllovene, Adria Airways, e cila vepron në Kosovë duket se nuk e ka edhe aq të qartë se kryeqytet i kujt është Prishtina.
Kjo pasi, siç shihet në një biletë të lëshuar nga kjo kompani Prishtina figuron si qytet në Serbi, dhe jo si qytet i Kosovës, shkruan gazetametro.net
Nuk dihet nëse një gjë e tillë është e qëllimshme, mirëpo si lëshim mbetet mjaft serioz. /gazetametro.net