Loading…
Kompanitë gjithnjë e më të interesuara për robotë, 2018-a vit rekord në ShBA
  • 03/03/2019 | 19:07

Kompanitë gjithnjë e më të interesuara për robotë, 2018-a vit rekord në ShBA

Kompanitë amerikanë vitin e kaluar kanë instaluar më shumë robotë se kurdoherë më parë, seose këto makina gjithnjë e më të lira e më fleksibile mund t’i sigurojnë gjithnjë e më shumë ndërmarrje dhe se destinimi i tyre po zgjerohet në shumë fusha jashtë pozitës së tyre tradicionale në fabrikat e automobilave, transmeton Gazeta Metro.

Vitin e kaluar në ShBA janë porositur 28.478 robotë, që është gati 16 për qind më shumë se në vitin 2017, sipas të dhënave të cilat i ka bërë të ditura Shoqata për avancimin e automatizimit e Miçigenit.

Pos atij të automobilave, sektorë të tjerë kanë ‘lulëzuar’, kështu që porositë në kompanitë ushqimore dhe ato të konsumit janë rritur për 60 për qind në krahasim me një vit më parë.

Nevoja për automatizim po shtohet deri sa kompanitë po përpiqen t’i zvogëkojnë shpenzimet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë